Me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit, sot më datë 18.02.2026, Unioni Studentor i Fakulteti i Studimeve Islame realizoi një aktivitet humanitar në sheshin e Prishtinës , duke shpërndarë dhurata simbolike dhe duke përcjellë mesazhe mirësie, solidariteti dhe dashurie për Ramazanin.
Ky ishte një angazhim i sinqertë i studentëve për ta ndarë gëzimin e këtij muaji të bekuar me qytetarët dhe për ta forcuar frymën e humanitetit në shoqërinë tonë.
Një hap i vogël në shërbim të komunitetit, me synimin që mirësia të vazhdojë edhe përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.
Prishtinë,
18.02.2026
















