Delegacioni i Vizionit të Gruas së Partisë së Drejtësisë (PD) sot ishte në vizitë në Fakultetin e Studimeve Islame. Delegacionin e prirë nga znj. Labinotë Demi Murtezi e mirëpriti prodekanja e këtij fakulteti znj. Besa Ismaili.
Shkas për këtë vizitë ishte përurimi për marrjen e çmimit ‘Ambasador i Paqes’ që iu dha prof. Besa Ismailit muajin e kaluar në Tiranë.

{jathumbnail}Musafiret u njohtuan më për së afërmi me punën e Fakultetit të Studimeve Islame dhe jetën studentore. Ato u ndanë të mahnitura me thesaret e dorëshkrimeve shekullore që ruhen në bibliotekën tonë.
‘Kemi ardhur për të shprehur respektin tonë ndaj punës suaj dhe mbështetjen tonë për këtë tempull të dijes i cili na bën krenar të gjithëve’ – tha znj. Labinotë Demi Murtezi, deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.