Prishtinë, 04.03.2024

Sot, më datë 04.03.2024, në FSI ishin për vizitë një delegacion nga Fondacion “Shejh Zayed” të Emirateve të Bashkuara Arabe, në përbërje të z. Maxhid al Mansuri, znj. Aljae al Ubejdli, znj. Shejhata al Bulushi dhe znj. Menaal al Vahbi.

Mysafirët i priti dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Islam Hasani, me bashkëpunëtorë.

Dekani Hasani fillimisht i falënderoi ata për vizitën e tyre në FSI duke ju shprehur mirëseardhje. Dekani në vazhdim i njohu mysafirët me aktivitete e FSI-së, stafin akademik, studentët dhe programet të cilat ofron FSI për studentët e interesuar.

Dekani Hasani gjithashtu shprehu falënderim për kontributin e Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj popullit të Kosovës, veçmas Bashkësisë Islame dhe institucioneve të saja.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondacionit, falënderuan dekanin për pritjen, duke shprehur kështu gatishmërinë e tyre që të jenë gjithnjë prapë popullit të Kosovës, në çfarëdo forme që kërkohet një gjë e tillë