Sot, më datë 19.12.2023, në FSI ishte për vizitë drejtori i Bibliotekës Komëtare të Kosovës, z. Fazli Gajraku së bashku me z. Bejtullah Destanin dhe z. Liridon Zekaj.
Mysafirët i priti dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Islam Hasani me bashkëpunëtor, i cili fillimisht ju shprehu mirëseardhje mysafirëve dhe i informoi ata me procesin mësimor dhe programet që ofron FSI për studentë.
Në vazhdim dekani Hasani i infomroi mysafirët edhe për koleksionin e dorëshkrimi që posedon biblioteka e FSI-së duke theksuar se ato janë të dixhitalizuara dhe të kataloguara.
Nga ana e tyre, mysafirët, në krye me drejtorin z. Gajraku, falënderouan dekanin Hasani për mikëpritjen, duke theksuar se është e dobishme që të bëhet një bashkëpunim linear mes dy institucioneve në fushën e dorëshkrimeve që posedojnë dy institucionet. Drejtori Gajraku përmendi edhe vizitën e ekspertit amerikan i cili ka vizitar bibliotekën e FSI-së dhe i cili ka mbetur shumë i kënaqur me dorëshkrimet të cilat gjenden në bibliotekë.
Në vazhdim palët u dakorduan që në një të ardhme të afërt të përgatisin një draft marrëveshje e cila do të nënshkruhet nga ana e dy institucioneve.
Prishtinë, 19.12.2023