Prishtinë, 14.05.2024

Sot, më datë 14.05.2024, në FSI për vizitë ishte drejtori i Institutit “Yunus Emre”, z. Ramazan Yilmaz, të cilin e priti dekani, prof. asoc. dr. Islam Hasani së bashku me sekretarin e Fakultetit, mr. Vedat Shabani.

Dekani Hasani fillimisht i shprehu mirëseardhje drejtorit Yilmaz dhe në vazhdim e informoi atë rreth Fakultetit të Studimeve Islame, programeve të cilat ofron FSI, stafin akademik, studentët si dhe angazhimin e dekanatit të Fakultetit për mbarëvajtjen e procesit të mësimdhënies dhe mësim nxënies.

Nga ana e tij edhe dr. Yilmaz falënderoi dekanin Hasani për mirëpritjen dhe në vazhdim e informoi atë për aktivitete të cilat bënë instituti “Yunus Emre” në Kosovë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe realizimi i projekteve të përbashkëta të cilat do të ndikojnë në ngritjen e njohurive të studentët e FSI-së.