Sot, më datë 25.04.2025 u realizua vizita e ekspertëve ndërkombëtar për Ri-akreditim të programit studimor, niveli MA, në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës.
Ekspertë të angazhuar nga ana e Agjencionit të Kosovës për Ri-Akreditim Institucional ishin:
1. Prof. Dr. Aysegül Kozak Cakir,
2. Prof. Dr. Canan Űnvan (online),
3. Ms. Fatimazahra Javadzade (online) në cilësinë e studentit ekspert.
Ndërsa pjesëmarrës në emër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim ishin:
1. Leona Kovaci.
Vizita dhe takimet u realizuan sipas axhendës në vijim:
– Takim me menaxhmentin e Fakultetit; (09.00 – 09.50)
– Takim me përfaqësuesit e Zyrës së Cilësisë dhe stafin administrativ; (09.50– 10.35)
– Takim me bartësin e programit të studimit; (10.40 – 11.40)
– Takim me stafin mësimdhënës; (11.40 – 12.30)
– Vizita në ambientet e Fakultetit; (13.30 – 14.00)
– Takimi me studentët; (14.00 – 14.45)
– Takimi me të diplomuarit; (14.50 – 15.35)
– Takim me punëdhënësit e të diplomuarve; (15.35 – 16.15)
– Takim i brendshëm i stafit të AKA-së dhe ekspertëve; (16.15 – 16.25)
– Takimi përmbyllës me menaxhmentin e fakultetit dhe programit. (16.25 – 16.35)
Prishtinë,
25.04.2025












