Dje, më datë 29.01.2025, në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës ishte për vizitë rektori i Universitetit “Nexhmedin Erbakan” të Konjës, prof. dr. Cem Zorlu.

Gjatë ditës së djeshme, prodekani I FSI-së, prof. ass. dr. Lulzim Esati, së bashku me sekretarin e Fakultetit, pritën në takim rektorin e Universitetit “Nexhmedin Erbakan” të Konjës, prof. dr. Cem Zorlu.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth historikut të FSI-së, programeve të cilat FSI ofron për studentët, si dhe stafin akademik. Gjithashtu gjatë takimit u bisedua edhe vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet FSI-së dhe Universitetit “Nexhmedin Erbakan”.