Prishtinë, 19.04.2024

Dje, më datë 18.04.2024, në FSI ishte për vizitë Rektori i “Universitetit Xhumhurijet” të Sivasit – Turqi, prof. dr. Alim Yildiz, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Edukimit dhe përgjegjës për marrëdhëni me jashtë, prof. dr. Ali Aksu.

Mysafirët i priti dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Islam Hasani, me bashkëpunëtorë. Dekani Hasani fillimisht i falënderoi ata për vizitën e tyre në FSI duke ju shprehur mirëseardhje. Dekani në vazhdim i njohu mysafirët me aktivitete e FSI-së, stafin akademik, studentët dhe programet të cilat ofron FSI për studentët e interesuar.

Nga ana e tyre, Rektori Yildiz, falënderoi dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame për mikëpirtjen e treguar dhe shpalosi në pika të shkurtëra historiku, misionin, fakultetet, stafin dhe studentët e institucionit të tyre.

Në fund të takimit të dy palët ranë dakord për nënshkrim të marrëveshjes në kuadër të Erasmus+
për mobilitet të stafit dhe studentëve të dy institucioneve.