Dje, më datë 26.12.2024, në Fakultetin e Studimeve Islame të Prishtinës ishte për vizitë znj. Kelsey De Rinaldis e shoqëruar nga znj. Remzije Potoku.

Mysafirët u pritën nga dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Islam Hasani me bashkëpunëtorë, i cili fillimisht ju shprehu mirëseardhje në FSI dhe në vazhdim i informoi ato me të arriturat e fundit të FSI-së në fushën e Arsimit të Lartë, siç është çështja e ri-akreditimit dhe bashkëpunimit të FSI-së me institucionet tjera me qëllim të ngritjes së cilësisë në këtë institucion.

Mysafiret fillimisht shprehën falënderim për mirkëpritje duke theksuar se Ambasada e SHBA-së është çdo herë e gatshme në ofrimin e përvojave të cilët ndërlidhen me çështjen e Arsimit të Lartë.

Qëllimi i vizitës ishte që të prezantojnë programet të cilat lidhen me fushën e Arsimit të Lartë dhe të cilat Ambasada e SHBA-së ofron për institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë. Ato inkurajuan menaxhmentin e Fakultetit që të aplikojë në programet ku vlerësojnë se mund të kenë dobi dhe përfitime prej tyre.