18.06.2021, Prishtine
Vizita online – “Pedagogji e Edukimit Islam”
Më datë 17.06.2021 u realizua vizita e ekspertëve ndërkombëtar për akreditimi të programit studimor “Pedagogji e Edukimit Islam”, në kuadër të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Vizita u realizua ONLINE. Ekspertë të angazhuar nga ana e Agjencionit të Kosovës për Akreditim ishin: 1. Prof. Dr. Melita Kovacevic, dhe 2. Prof. Dr. Zekirija Sejdini. Ndërsa pjesëmarrës në emër të Agjencionit ishte: Leona Kovaci, Zyrtare e Lartë për Vlerësim dhe Monitorim.
Vizita dhe takimet u realizuan sipas axhendës në vijim:
– Takim me menaxhmentin e fakultetit ku programi është i integruar.
– Takim me përfaqësuesit e sigurimit të cilësisë dhe stafin administrative.
– Takim me drejtuesit e programit të studimit.
– Takim me stafin mësimdhënës.
– Takim me punëdhënësit e të diplomuarve.
– Takim i brendshëm i stafit të AKA-së dhe ekspertëve.
– Takimi përmbyllës me menaxhmentin e fakultetit dhe programit.