Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), përmes Divizionit të Monitorimit, ka filluar zbatimin e procesit të monitorimit për vitin akademik 2025/2026.

Sot, më date 08.10.2025, përfaqësues të Divizonit pët Monitorim në përbërje të: znj. Shpresa Shala, znj. Leona Kovaçi, znj. Arta Kelmendi, z. Betim Sherifi dhe z. Endrit Hasani, ishin për vizitë informuese në Fakultetin e Studimeve Islame. Ata u pritën nga prodekani, prof. ass. dr. Lulzim Esati, sekretari, mr. Vedat Shabani, koordinatorja për Sigurim të Cilësisë mr. Muzaqete Kosumi dhe përfaqësuesi i studentëve, Blend Blakçori.

Qëllimi i vizitës ishte për të na njoftuar për procesin e monitorimit të cilësisë, i cili do të bëhet gjatë këtij viti akademik, duke u bazuar në rregulloren e cila ka hyrë në fuqi këtë vit.

Prishtinë, 08.10.2025