Prishtinë, 30.03.2016
Sot, më datë 30.03.2016, në FSI ishte për vizitë përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, z. Samuel Žbogar. Atë e priti dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtorë. Dekani fillimisht e informoi përfaqësuesi e BE-së rreth aktiviteteve akademike, shkencore dhe edukative të cilat është duke ndërmarrë FSI me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të mira për studentë. Ai më tej e informoi edhe për procesin e akreditimit të Fakultetit dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar FSI derisa është akredituar. Si shqetësim përpara përfaqësuesit të BE-së, dekani potencoi çështjen e statusit juridik të Fakultetit, duke theksuar se edhe përkundër akreditimit çështja e statusit juridik mbetet ende e pazgjidhur.
Përfaqësuesi i BE-së, z. Samuel Žbogar mbajti një ligjëratë përpara studentëve dhe stafit të FSI-së, me temë: “Integrimet evropiane, liberalizimi i vizave dhe stabilizim asocimi”. Ai gjatë kësaj ligjërate foli rreth gjendjen aktuale në Kosovë duke potencuar se:Janë bërë shumë lojëra politike por është momenti që udhëheqësit e Kosovës të shohin Kosovën si interesin kryesor. Sipas tij, ajo çka i duhet Kosovës është ekonomia dhe vendet e reja të punës.
Më tej, Žbogar foli edhe për sfidat e përbashkëta të Kosovës dhe të BE-së, të cilat, sipas tij, nisin nga migrimi e shkojnë deri tek terrorizmi. “Kemi parë shumë të rinj që kanë shkuar në Siri dhe Irak. Pas tragjedive nëpër Evropë është e qartë që kjo luftë kundër ekstremizmit fetar është e përbashkët”, tha ndër të tjera shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë.
Në fund të ligjëratës studentët parashtruan disa pyetje të cilave përfaqësuesi i BE-së iu përgjigj me korrektësi.
Krejt në fund, në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë, dekani i FSI-së ia dhuroi mysafirit stemën e FSI-së dhe një stilolaps.
Zyra për informim FSI
{gallery}zhbogar{/gallery}