Në kuadër të angazhimeve dhe aktiviteteve të dekanatit të FSI-së, sot u realizua takimi i tretë i grupit punues të FSI-së së bashku me përfaqësues të SHER-it dhe ekspertit, prof. dr. Agron Hajdari, për përgatitjen e “Planit Strategjik 2026/2030”.

Siç është theksuar edhe më parë, ky aktivitet mbështetet nga SHER (Sustainable Higher Education and Research in Kosovo) në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit i cili është arritur mes FSI dhe SHER më datë 24.12.2024. SHER.

Takimi i tretë kishte për fokus zhvillimin e objektivave të FSI-së në kuadër të Planit Strategjik 2026/30, masat e realizimit të objektivave dhe indikatorët e performancës.

Ky takim zhvilloi punimet në grup ku si rezultat u fokusuan në 5 objektiva kryesore, siç janë: 1. Përmirësimi i Cilësisë Akademike, 2. Zhvillimi i kapaciteteve kërkimore, 3. Ndërkombëtarizimi, 4. Forcimi i lidhjeve me komunitetin, dhe 5. Zhvillimi institucional.

Prishtinë, 21.10.2025