Prof. dr. Zekerija Sejdini, profesor në Departamentin e Pedagogjisë Islame pranë Universitetit “Innsbruck” të Austrisë, në cilësinë e “visiting professor”, gjatë tre ditëve të qëndrimit të tij në FSI (10, 11 dhe 12 Maj) mbajti disa ligjërata me studentët e Fakultetit, në lëndën “Islami dhe Evropa”.

Fokusimi i profesorit gjatë ligjërimit ishte rreth tematikave që kanë të bëjnë me Islamin në Evropë. Ligjëratat e profesorit ngjallën kureshtje të madhe te studentët e FSI-së, gjë të cilën e shprehen edhe në ligjëratën e fundit.

Studentët e Fakultetit të Studimeve Islame kanë pasur mundësinë që gjatë kësaj jave të dëgjojnë ligjëratat e profesorit shqiptar, ligjërues në Austri, Zekerija Sejdini. Ai u tha studentëve se paqja dhe toleranca janë pasuri më e madhe e kombit, për çka thotë se kanë kontribuar mjaft shqiptarët: “Edhe është një element me të cilin shqiptarët janë të njohur në Evropë. Domethënë është një fenomen i përhapur dhe unë çdoherë edhe e arsyetoj qëndrimin tim atje që buron nga ajo se ka qenë një normalitet në jetën tonë të përditshme më parë. Sepse ne të gjithë njerëzit, shqiptar apo joshqiptar, i kemi konsideruar si të barabartë, sepse është një pjesë e kulturës tonë evropiane.”

Ai thotë se shqiptarët i kanë kontribuar tolerancës dhe paqes, dhe kjo thotë se është pasuria më e madhe e kombit tonë.

Profesori Sejdini ka shtruar edhe nevojën e bashkëpunimit ndërmjet fakulteteve dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet vete: “Kjo është esenca e fesë. Esenca e fesë nuk është dhunë, esenca e fesë nuk është që dikujt t’i imponohet feja ngase atë nuk e dëshiron, por që të jetojmë bashkë duke e respektuar edhe tjetrin dhe të drejtën e atij që ai të jetë ndryshe nga ne.”

E me këtë rast, Fakulteti i Studimeve Islame e ka nderuar profesorin me mirënjohje të veçantë për sjelljen e përvojave nga ligjërimi për fushën e Pedagogjisë Islame.{gallery}sejdini{/gallery}