Sot, më datë 25. 07. 2024, studenti Arbin Ahmeti mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “Literatura Islame në gjuhën shqipe në Kosovë (1957-1990)”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte i përbërë nga:
1. Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, kryetar
2. Prof. dr. Hysen Matoshi, anëtar
3. Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti, mentor
Fillimisht fjala iu dha kandidatit Arbin Ahmeti, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurtëra dhe koncize. Ai në punimin e tij kishte për synim të flitet për fillimin e shkrimit të literaturës Islame në Kosovë dhe njëheri të përmend e t’i njoftoj lexuesit me kontributet e atyre që filluan të parët dhe të gjithë kontribuesve në lidhje me shkrimet islame në gjuhën shqipe gjatë asaj kohe.
Punimi ishte ndarë në 3 kapituj. Kapitulli i parë flet për traditën e literaturës Islame në gjuhën shqipe në Kosovë deri në fillim të viteve të ’50-ta. Në kapitullin e dytë vazhdon me përmendjen e literaturës Islame në gjuhën shqipe në Kosovë 1957-1990. Në kapitullin e tretë, përmend autorët dhe bartësit e parë të literaturës Islame në gjuhën shqipe në Kosovë.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën dhe punën e bërë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.
Prishtinë, 25 Korrik 2024.