Më 17-19. 05. 2013, u mbajt konferenca e dytë ndërkombëtare mbi humanizmin me temën “Krizat dhe spiritualizmi” në ambientet e Universitetit “Hëna e plotë- Bedër” të Tiranës.
Organizatori i Konferencës ishte Universiteti “Bedër”, punët e së cilës i udhëhoqi dekani i Fakultetit të Shkencave Islame prof. dr. Ayhan Tekinesh. Në këtë konferencë merrnin pjesë shumë delegacione nga rajoni dhe më gjerë.
Pjesëmarrës në konferencë ishte edhe delegacioni i Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës në krye me dekanin prof. dr. Qazim Qazimi, i shoqëruar nga prodekani prof. ass. dr. Zija Abdullahu, dhe mr. Qemajl Morina.
{jathumbnail}Në hapjen solemne të konferencës fjalën përshëndetëse pati edhe dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi, ku pos tjerash, theksoi edhe rëndësinë e edukimit dhe avancimit shpirtërorë të individit dhe të mbarë shoqërisë, karshi krizave të cilat e kanë kapluar njerëzimin, jo vetëm në aspektin ekonomik, siç na shkon mendja zakonisht, po edhe në atë shpirtërorë. Kultivimi i vlerave humane – njerëzore më me efikasitet çon në rikthim në vlerave tona fetare dhe kombëtare. Në fund dekani iu uroj sukses organizatorëve si dhe pjesëmarrësve në konferencë në emër të delegacionit të Fakultetit të Studimeve Islame të Prishtinës.
Do theksuar se fjalë përshëndetëse pos organizatorëve patën edhe rektorë e dekanë të fakulteteve të ndryshme: Dekani i “Ilahiyet Fakultesi” i Universitetit “Fatih”, prof. dr. Muhit Mert, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame të Sarajevës prof. dr. Ismet Bushtliq, rektori i Universitetit “Epoka” në Tiranë, dhe të tjerë.
Panelistët pati nga vende të ndryshme si : Italia, Amerika, Turqia, Shqipëria dhe vende të tjera.
Krejt në fund falënderojmë dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër prof dr. Ayhan Tekinesh që na nderoi me ftesën dhe shpresojmë për një bashkëpunim edhe më të thuktë ne mes të dy fakulteteve të respektura.